Një person ka humbur jetën në fshatin Prekaz i Epërm të Skenderajt, pasi vetura në të cilën ishte viktima është përfshirë nga zjarri
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Bëhet fjalë për një veturë që raportohet si e djegur, Policia dhe Zjarrfikësit janë në vendin e ngjarjes. Brenda veturës së djegur është edhe një viktimë”, ka thënë Zahiti, për Klan Kosova.
Zahiti deklaroi se ende nuk dihet gjinia e as kush është viktima pasi është e djegur.
Policia është në vendin e ngjarjes duke hetuar rastin.