Së paku 18 persona janë vrarë nga sulmet ajrore të ushtrisë turke, kundër pozicioneve kurde në Sirinë Veriore, njoftoi Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut.
“Të paktën 15 ishin luftëtarë dhe tre prej tyre punonin për qendrën e shtypit, që i përket Njësive të Mbrojtjes së Popullit Kurd (YPG)”, raportoi kreu i Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut, Rama Abdel Rahman.