Në një reklamë të çuditshme në Facebook, një pronar në Sidnei të Australisë ka vendosur një ballkon të mbyllur me qira për 969 dollarë në muaj.
Pronari e përshkruan ballkonin si “një dhomë me diell”, e përshtatshme për të akomoduar një person.
Imazhet e ballkonit të cilat janë bërë virale në rrjete sociale, tregojnë hapësirën me një krevat të vetëm, një pasqyrë dhe një tepih, përcjell Telegrafi.
Ballkoni është pjesë e një apartamenti me dy dhoma gjumi, i cili jepet me qira veçmas për 1,300 dollarë në javë.
Lajmi ka shkaktuar reagime edhe te përdoruesit e rrjeteve sociale.
”Kjo është një pamje e mahnitshme”, ka shkruar një përdorues.
Ndryshe, Sidnei ka parë një rritje të dukshme të qirave të shtëpive. Qiraja mesatare ka mbetur në një nivel rekord prej 750 dollarë në javë. /Telegrafi/