Peizazhet piktoreske të Siberisë kanë marrë tjetër pamje për shkak të ajrit të ndotur, ku bora ka marrë ngjyrë të zezë.
Këto pamje kanë alarmuar banorët e zonës, kurse e gjithë kjo po ndodh për shkak të minierës së thëngjillit në Kemerovo, ku për këtë fenomen qytetarët po fajësojnë edhe autoritetet lokale që nuk po ndërmarrin asgjë, transmeton Telegrafi.
Si pasojë e ajrit të ndotur janë prekur edhe qytetet Prokopyevsk dhe Leninsk-Kuznetsky. Ndërkaq banorët po e quajnë këtë shtresë të zezë mbi borë si “bora nga ferri”.
Një fotografi e postuar në internet shfaq fëmijët duke luajtur në borën e zezë, që i ka mbuluar edhe parqet, vetura, ndërtesa dhe statujat. /Telegrafi/