Telegrafi

Në Siberi, -50 gradë – Moska sheh rekord të reshjeve të borës që shkaktuan vonesa dhe anulime të shumta të fluturimeve

Temperaturat në pjesë të Siberisë kanë rënë në minus 50 gradë Celsius – me stuhitë që mbuluan Moskën me reshje rekord bore dhe ndërprenë fluturimet ndërsa moti dimëror përfshiu Rusinë.

Në Republikën Sakha, e vendosur në pjesën verilindore të Siberisë dhe shtëpia e Yakutsk, një nga qytetet më të ftohtë në botë, temperaturat ranë nën minus 50 C, sipas stacioneve të motit të rajonit, shkruan Reuters, përcjell Telegrafi.

Siç thuhet më tej, temperaturat prej minus 50 C janë bërë më pak të zakonshme vitet e fundit për shkak të ndryshimeve klimatike, me ngrirjen e përhershme që tregon shenja në rritje të shkrirjes.

Ndërkohë në kryeqytetin rus, disa nga reshjet më të mëdha të borës që janë parë ndonjëherë shkaktuan vonesa në disa aeroporte të hënën, me pistat e mbuluara me borë të dendur.

Të paktën 54 fluturime u vonuan dhe pesë të tjerë u anuluan në tre aeroportet më të mëdha të kryeqytetit, njoftoi agjencia e lajmeve RIA.

Temperaturat në Moskë parashikohej të bien në rreth minus 18 gradë Celsius më vonë këtë javë. /Telegrafi/