Telegrafi

Në shtrat me armikun

‘Kërcyer’ mbi krahët e të dashurve apo duke u përqafuar në mes të rrugës, shumë nga gratë në periudhën e luftës naziste në Evropë arratiseshin me pushtuesit e tyre gjermanë.

Një përmbledhje e fotografive, shumë prej të cilave u gjetën në mesin e sendeve të të burgosurve gjermanë të luftës, tregon femrat të veshura, deri diku dhe të zbuluara, ndërsa disa edhe me uniformën gjermane të trupave SS, të gjitha të shoqëruara me të dashurit e tyre – oficerë nazistë.

Të tjera imazhe tregojnë gra që pinë në kafene, duke luajtur në dëborë apo të shtrira në livadhe me bar me të dashurit e tyre gjermanë.

Ndërsa disa u dashuruan me të vërtetë me pushtuesit e tyre nazistë, gra të tjera kishin pak zgjedhje për të mbijetuar. Shumë prostituta franceze u mbytën, u rrahën dhe u rruajtën kokat në publik pasi kishin fjetur me pushtuesit gjermanë.

Oficerët nazistë ndoqën me entuziazëm shumë prej shtëpive më të famshme të Parisit dhe klubet e natës, dhe propaganda e Hitlerit reklamoi gjurmët e objekteve të lehta të kuqe si Le Chabanais pranë Luvrit.

Madje, trupat gjermane morën kontrollin e disa bordeleve parisiane dhe pretendonin që ato të kishin standarde të larta të higjienës. Shumë nga gratë franceze që kishin marrë pjesë në ‘bashkëpunime horizontale’ (duke pasur marrëdhënie seksuale me trupat okupatore) u dënuan, duke u mbajtur kokën me forcë e duke ua rruajtur në publik. Këto gra marshuan nëpër rrugë, duke u turpëruar. Pastaj, varësisht se sa “partizane” kishin qenë në punën e tyre, gratë gjithashtu ishin turpëruar duke u shkopsitur veshjet, dhe duke u rrahur në mënyra të ndyra në shenjë përçmimi.

Një numër i madh viktimash ishin prostituta, të cilat thjesht kishin bërë tregti me gjermanë dhe francezët. Të tjerat ishin thjesht adoleshente që kishin pasur lidhje me ushtarët nazistë. Por, kishte dhe gra që kishin bërë aborte apo që ishin akuzuar për zbavitje me gjermanët. /Leonard Veizi/