Site icon Telegrafi

Në Shtip u organizua punëtori arsimore me mbështetje nga projekte të BE-së

Në kuadër të projektit të BE-së ”Zhvillimi i bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të arsimit të lartë, sektorit privat dhe organeve relevante”, në Shtip u mbajt një punëtori, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në këtë aktivitet u përfshi Universiteti ”Goce Dellçev” në Shtip, përfaqësues të Qendrës së punësimit, Komuna e Shtipit, shkollat fillore dhe të mesme.

Në realizimin e këtij projekti janë përfshirë edhe Ministria për arsim kombëtar, arsim të lartë dhe hulumtime – Qendra ndërkombëtare për studime pedagogjike në Francë, Ministria për arsim dhe shkencë e Maqedonisë dhe Ministria e punësimit dhe mësimit – Bashkëpunimi tejdetar i Irlandës së veriut./Telegrafi/

Exit mobile version