Telegrafi

Në Shtip promovohet Trupi bashkërendues për mbrojtje nga diskriminimi

Komuna e Shtipit promovoi sot trupin për mbrojtje nga diskriminimi që përbëhet nga përfaqësues të pushtetit lokal, zv.avokatit të popullit në Shtip, Ministria e Drejtësisë, Zyra për ndihmë juridike falas dhe përfaqësues nga katër organizata joqeveritare nga Shtipi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas AIM-së, në konferencën për shtyp, ku u prezantua ky trup, u theksua se në rajonin lindor, në nivel vjetor regjistrohen rreth gjashtëdhjetë raste të diskriminimit.

Në lidhje me këtë, Zyra e Avokatit të Popullit në Shtip mbetet e hapur për paraqitjen e diskriminimit të qytetarëve, por me trupin bashkërendues lehtësohet qasja te institucionet përgjegjëse, u ofrohet ndihmë profesionale juridike dhe tjetër lloj ndihme profesionale falas./Telegrafi/