Telegrafi

Në Shtip mbahet diskutim publik për planifikim hapësinor

Në komunën e Shtipit do të mbahet debat publik për plan hapësinor të Rajonit planor lindor, sipas raportit për vlerësim strategjik mbi ambientin jetësor për plan hapsinor, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Para të pranishmëve do të prezantohet draft-raporti. Aktiviteti do të mbahet në sallën e komunës së Shtipit, ndërkaq në këtë diskutim publik do të marrin pjesë edhe përfaqësues të Ministrisë për ambient jetësor dhe planifikim hapësinor./Telegrafi/