Nën organizimin e SOKOM dhe Akademisë muzikore pranë Universitetit ”Goce Dellçev” në Shtip do të fillojë sot Festivali i muzikës bashkëkohore ballkanike, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Festivali përbëhet nga tre koncerte të muzikës bashkëkohore ”KonTempora” ku do të prezantohen kryesisht vepra të kompozitorëve maqedonas, por edhe të disa vendeve ballkanike.
Festivali do të zgjatë deri më 14 dhjetor, ndërkaq është i mbështetur nga Ministria e kulturës./Telegrafi/