Telegrafi

Në Shtip babai e sulmon me thikë të birin

Njëzetë e pesëvjeçari D.D. nga Shtipi dje pasdite, rreth orës 18 është sulmuar nga babi i tij S.D. (48), transmeton Telegrafi Maqedoni.

Siç njofton MPB, në shtëpinë në pronësi të S.D. në Shtip, ka ndodhur grindje midis tij dhe djalit të tij D.D. Në grindjen S.D. i është kërcënuar me thikë D.D., i cili ka ikur. S.D. është kthyer në shtëpi dhe e ka djegur kanapenë në dhomën e ndenjës, ka thyer shishe dhe duarve u ka shkaktuar prerje, ndërsa pastaj është larguar me taksi.

Zjarri është shuar dhe është dëmtuar vetëm një pjesë e vogël e kanapesë. S.D. është arrestuar në stacionin policor në Shtip, ku i është bërë testi për alkool dhe është konstatuar prani e alkoolit në gjak prej 2,66 promil. Ai është mbajtur në stacionin policor në Shtip deri në zhdehjen e tij, ndërsa janë duke u ndërmarrë masa për zbardhjen e tërësishëm të rastit./Telegrafi/