Policia ka arrestuar një qytetar në Shtime, pasi kishte shtënë me armë gjatë një ahengu.
Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur në rr. “Dëshmorët e Reçakut”, mbrëmë rreth orës 23:40.
Tek i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me gaz. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Rastin Policia po e trajton si armëmbajtje pa leje.