Telegrafi

Në shtije laptopi i ri i Samsung

Ky kompjuter në treg i konkurron versionit MacBook Air, ndërsa ka shtëpizë prej alumini dhe dimension mjaft kompakt.

Kompania Samsung në ‘9 Series’ ka vendosur procesor të Intel, Core i3 380UM dhe grafikë të integruar Intel HD 3000, memorie pune prej 2 GB dhe SSD prej 64 GB.

Laptopi ka edhe ndriçim në prapavijë të tastierës, tre konektorë USB, Ethernet gigabitësh dhe autonomi pune të baterisë prej shtatë orësh.

Çmimi fillestar në tregun amerikan është 1.200 dollarë. /Telegrafi/