Toulouse ka suspenduar futbollistin e tyre, Zakaria Aboukhlal, për një grindje të dyshuar me një zyrtar të zgjedhur gjatë festimeve pas fitimit të Kupës së Francës.
Sipas gazetës L’Equipe, mesfushori maroken dyshohet se është përfshirë në një sherr me Laurence Arribage, asistente sportive e këshillit të qytetit të Toulouse.
“Duke pasur parasysh ankesat serioze të publikuara nga RMC Sport kundër lojtarit të Klubit të Futbollit të Toulouse, Zakaria Aboukhlal, klubi njofton se lojtari i tij do të stërvitet larg ekipit profesional deri në një njoftim tjetër, në pritje të rezultateve të një hetim i brendshëm”, thuhet në deklaratën e Toulouse.
??????????́
Face aux graves allégations publiées par RMC Sport à l’encontre du joueur du Toulouse Football Club, Zakaria Aboukhlal, le Club annonce que son joueur s’entraînera à l’écart du groupe professionnel jusqu’à nouvel ordre, en attendant les résultats d’une… pic.twitter.com/DGcS2CBfIh— Toulouse FC (@ToulouseFC) May 15, 2023
Deklarata e Aboukhlal ndaj Laurence Arribage
Gjatë fjalimit të Philippe Montanier, trajnerit të Toulouse, gjatë festimeve të kupës në bashkinë e qytetit, Arribage qortoi futbollistët për zhurmë dhe u kërkoi atyre të heshtnin.
“Në shtëpi, gratë nuk flasin kështu me burrat”, thuhet se Aboukhlal iu përgjigj politikanes franceze.
Në anën tjetër, Arribage, në një deklaratë për RMC Sport, donte të “minimizonte” incidentin me Aboukhlal.
“Lojtarëve nuk u pëlqen shumë të kërkohet heshtja në këtë mënyrë”, deklaroi ajo.
Aboukhlal nuk donte të luante një ndeshje kundër homofobisë
Aboukhlal, i cili është reprezentues i Marokut, gjithashtu u bë kryefjalë kohët e fundit duke i thënë ekipit të tij se nuk do të luante kundër Nantes në kampionat, në një ditë lufte kundër homofobisë.
“Nuk mendoj se jam personi më i përshtatshëm për të marrë pjesë në këtë fushatë”, shkroi futbollisti maroken në Twitter. /Telegrafi/