Telegrafi

Në shtëpinë e Xhensila Myrtezajt- këngëtarja sjell videon më të bukur familjare për festat e fundvitit

Xhensila Myrtezaj sjell videon më të bukur familjare për festat e fundvitit (Foto: Instagram)

Meqë jemi në prag të festave të fundvitit, duket se shumë prej yjeve kanë nisur përgatitjet në shtëpitë e tyre.

Përderisa këngëtarët po bëhen gati që të realizojnë projekte të reja për fansat e tyre për fundvit, ata nuk harrojnë që të kryejnë edhe traditat.

Këngëtarja nga Shqipëria, Xhensila Myrtezaj, e cila është shumë e lidhur me ndjekësit e saj në rrjetet sociale, u ka treguar atyre se atmosfera festive në shtëpinë e saj ka arritur.

Ajo ka realizuar një video mjaft të veçantë familjare me bashkëshortin Bes Kallakun dhe vajzën e tyre të vetme, Ajkën.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Xhensila Myrtezaj

Videoja në fjalë e përshkruan më së miri harmoninë që ata kanë në familje, meqë duken tejet të lumtur pranë njëri – tjetrit.

“Zoti im, sa mirënjohës të jemi. Në fund të ditës, gjithçka çfarë njeriu kalon, sukses apo dështim, paqen e vërtetë dhe lumturinë e vërtetë e gjen tek familja. Ky është bekimi më i madh. Ajka më e shtrenjta jonë, do të jepnim botën nëse do mundeshim për ty”, është përshkrimi që ia ka vënë kësaj videoje të ëmbël familjare. /Telegrafi/