Prokuroria e Shkupit kërkon arrest shtëpiak për një 38-vjeçar nga Shkupi, i cili dyshohet për përpunim të paligjshëm, mbajtje dhe tregti me armë ose materie shpërthyese.
Nga Prokuroria thonë se i dyshuari në shtëpinë e tij në Singjelik, në mënyrë joligjore ka mbajtur 73 plumba, prej të cilëve 67 nga prodhimi kinez dhe 6 shqiptar.
Plumbat të kalibrit 7.62×39 kanë qenë për lloje të ndryshme të armëve gjysmë automatike dhe automatike.
Propozimin për arrest shtëpiak Prokuroria e ka dorëzuar në Gjykatën Penale./Telegrafi/
Foto: Ilustrim