Krita politike në Maqedoni ka qenë temë bisede e një konference joformale, që është mbajtur në Shtëpinë e Bardhë, më 10 qershor, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Burime për SDM thonë se është biseduar për të gjitha problemet e tanishme me të cilat ballafaqohet Maqedonia, për rolin e SHBA-ve në zgjidhjen e tyre, si edhe për marrëdhëniet e të dy vendeve.
Konferenca ka qenë me dyer të mbyllura, prandaj nuk bëhet e ditur saktësisht se çfarë qëndrimesh janë shpalosur. Ky aktivitet është organizuar nga Diaspora e Bashkuar Maqedonsea (DBM).
Paraprakisht, për Maqedoninë është disuktuar edhe në një takim tjetër në Kongres, me përfaqësues të komiteteve kombëtare të republikanve dhe demokratëve./Telegrafi/