Site icon Telegrafi

Në shtëpi ekzekutoni skena të zjarrta nga filmi?

Në film duket krejt lehtë – mashkulli në hovin e afshit ngre femrën, ajo e mbërthen me këmbë dhe ashtu, të puthitur për mur, bëjnë gjatë dashuri.

Në realitet, kjo skenë duket komike. Sepse, e para, ai nuk mund ta ngrejë atë, pastaj ajo nuk mund të mbahet, ndërsa edhe kur harmonizohen, duken sikur partnerë sparingu në mundje, në mënyrë që në fund të përfundojnë në dysheme, me lëndime të vogla apo edhe të mëdha.

Kjo nuk do të thotë, megjithatë, që këtë pozë duhet ta eliminoni nga repertori juaj seksual, transmeton Telegrafi.

Mirëpo, patjetër duhet të ulni pritjet. Sepse, shumica e femrave nuk janë shtatholla si aktoret në ekranin e filmit dhe, veç kësaj, skena të tilla xhirohen pas shumë tentimeve në mënyrë që të duken perfekt dhe në shikim të parë të thjeshta.

Pjesëtarët e gjinisë mashkullore, të cilët nuk stërvitin çdo ditë, duhet patjetër të gjejnë ndonjë mbështetje në të cilën do të vendosin partneren në mënyrë që të mund të përballojnë më gjatë punën e mundimshme.

Është e përshtatshme tavolina apo cilado sipërfaqe e rrafshët. Mirëpo më mirë është që kjo të jetë pozë fillestare në të cilën do të kënaqeni disa minuta, ndërsa pas kësaj të kaloni në ambient më të përshtatshëm. /Telegrafi/

 

Exit mobile version