Do të jetë ky seminari i dytë me radhë i cili organizohet me financimin e Fakultetit te Shkencave Sportive si dhe në bashkëpunim me Federatën e Karatesë së Kosovës, raporton Zëri.
Nuk ka dyshim se ky seminar do të jetë tejet i dobishëm për karateistët e Kosovës veçmas për lëmin e katave. Për këtë arsye karateistët tanë e mirëpresin ardhjen e mjeshtrit Ohta dhe do të jenë të pranishëm në këtë seminar, i cili i ndihmon ata në rrugën e rritjes së njohurive në demonstrimin e teknikave të luftës si dhe katave. /Telegrafi/