Site icon Telegrafi

Në shtator do të mbahet ceremonia e shenjtërimit të Nënë Terezës

Më katër shtator të vitit 2016 në Romë do të mbahet ceremonia e shpalljes së Nënë Terezës për shenjtërore të Kishës katolike në gjithë botën, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Me këtë rast Ipeshkiva e Shkupit do të organizojë kremtim mëmëdheu ‘Ditët e hirësisë Nëna Terezë’, i cili do të fillojë në Shkup menjëherë pas shenjtërimit të saj në Romë.

Sipas paralajmërimit të Ipeshkvisë së Shkupit, kremtimi do të zhvillohet gjatë gjithë javës nga 5 deri më 11 shtator, ndërsa do të përfundojë me kremtim artistik i cili do të ndodhë në vendin e shtëpisë së saj të lindjes me ç’rast do të shpallet vend i shenjtë. /Telegrafi/

Exit mobile version