Ushtruesja e detyrës së drejtoreshës në Klinikën Infektive, Lindita Ajazaj-Berisha ka thënë se në SHSKUK janë të spitalizuar 598 pacientë.
“Në gjendje të rëndë krtike janë 43 pacientë me respiratorë dhe citat, 385 janë në oksigjenoterapi ndërsa të konfirmuar me COVID-19 dhe të shtrirë në klinika dhe spitale janë 385.
Në QKUK janë 224 pacientë të spitalizuar, ndërsa në spitalet regjionale janë 161 pacientë”, ka thënë Ajazaj-Berisha.
Ajo ka shtuar se është shqetësuese numri i madh i rasteve që janë konfirmuar sot.
Ndryshe sot janë konfirmuar 276 raste të reja me COVID-19 në vend, i cili është numri më i madh i konfirmuar deri më tash që nga fillimi i pandemisë. /Telegrafi/