Telegrafi

Në ShSKUK 1,209 pacientë po marrin trajtim mjekësor për COVID-19  

1,209 pacientë po marrin trajtim mjekësor për COVID-19 në klinikat e QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme.

Nga numri i përgjithshëm i pacientëve, 1102 janë të konfirmuar me COVID-19 pozitivë, 1,019 me oksigjeno-terapi dhe 79 në gjendje të rënduar shëndetësore.

Në klinikave COVID-19, të QKUK-së, në trajtim janë 411 pacientë, 405 të konfirmuar me COVID-19,  357  me oksigjeno-terapi.

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 798 pacientë,  697 të konfirmuar me COVID-19 pozitivë dhe 662 me oksigjeno-terapi.

Numri i pacientëve sipas klinikave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 114 pacientë

Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive), 112 pacientë

Klinika Infektive III ( Interno), 63 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 86 pacientë

Mjekimi Intensiv COVID-19, 22 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, 11 pacientë

Klinika e Pediatrisë, 3 pacientë

Spitali i Prizrenit, 166 pacientë

Spitali i Gjakovës, 112 pacientë

Spitali i Pejës, 212 pacientë

Spitali i Gjilanit, 139 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 37 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 56 pacientë

Spitali i Ferizajt, 76 pacientë. /Telegrafi/