Site icon Telegrafi

Në Shqipëri zhduket vula 400-vjeçare

Një vulë me vlera të rralla historike, mbi 400 vjet e vjetër, ka humbur në rrethana të panjohura nga zyrat e Arkivit të Shtetit në Tiranë.

Ngjarja është regjistruar më 10 maj dhe është referuar në polici dhe prokurori. Ngjarja u denoncua në polici nga vet Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave, Ardit Bido.

Nga autoritetet dyshohet se kemi të bëjmë me një vjedhje të organizuar, pasi edhe kamerat e sigurisë janë fikur një ditë para.

Mungesa e vulës është konstatuar në godinën B të Arkivit, ku bëhet dhe skanimi i formateve të mëdha.

Vula që tashmë nuk gjendet ka një rëndësi të veçantë historike pasi i përket një fermani të Manastirit të Kamenës, që ndodhet mes Delvinës dhe fshatit Kakodhiq.

Policia dhe prokuroria e Tiranës kanë planifikuar deri tani pyetjen e rreth 15 personave pjesë e zinxhirit ku ka lëvizur vula e humbur. /OraNews/

Exit mobile version