Telegrafi

Në Shqipëri vajzat po konsumojnë më shumë alkool sesa djemtë, thotë nutricionistja

Nutricionistja Anila Kalleshi tha se sipas statistikave në Shqipëri, ka një rritje të konsumimit të alkoolit te fëmijët e klasave të nënta dhe në gjimnaz.

Në një intervistë për “Euronews Albania”, Kalleshi u shpreh se kjo po vërehet më shumë të vajzat sesa djemtë.

“Në Shqipëri, statistikat tregojnë një fëmijët e klasave të nënta dhe te gjimnazistët kanë një rritje të konsdiderueshme të konsumiit të alkoolit. Madje, kjo shikohet më shumë edhe te vajzat sesa te djemtë. Në rininë e tyre, trupi dhe organizmi është i pamësuar dhe natyrisht ka mundësi të përballojë çdo lloj gjëje të mirë apo të keq të futur në organizëm”.

“Nëse konsumimi i alkoolit është i përditshëm, nëse konsumimi i alkoolit kalon një gotë, kemi të bëjmë me abuzim”, theksoi ajo.

Lidhur me thirrjen që qeveria në Japoni u ka bërë të rinjve për të konsumuar më shumë alkool, Kalleshi theksoi se japonezët mbahen për një stil jetese të shëndetshme dhe se është kundra konsumimit të pijeve alkoolike.