Site icon Telegrafi

Në Shqipëri do të kufizohet përdorimi i automjeteve

MIE: Në ditë të caktuara të javës sipas targës së makinës

Përdorimi i automjeteve në Shqipëri do të kufizohet brenda vitit 2025.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë e parashikon këtë masë në planin e ri Kombëtar për Energjinë dhe Klimën të hedhur për konsultim publik për të reduktuar përdorimin e burimeve të energjisë.

Në draft sugjerohet se përdorimi i makinave mund të bëhet në ditë të caktuara të javës, për shembull sipas targës së makinës.

Kufizimi i përdorimit të automjeteve sipas targës është një masë që shumë shtete në Europë, Amerikë, Azi dhe Afrikë e kanë zbatuar në qytete specifike për të reduktuar ndotjen e ajrit dhe trafikun.

Sakaq, plani kombëtar në vend për të reduktuar emetimet e gazeve me efekt serë, parashikon edhe masa të tjera siç janë caktimi i taksave të qarkullimit, promovimi i transportit rrugor publik të udhëtarëve apo përmirësimi i cilësisë së rrugëve.

Reduktimi i bllokimit të trafikut si rezultat i reduktimit të numrit të autobusëve që qarkullojnë në rrjetin rrugor kombëtar është po ashtu një tjetër masë./Tv Klan

Exit mobile version