Site icon Telegrafi

Në Shqipëri shënohen 154 raste të reja me COVID-19, tre persona humbën jetën

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale  në njofton se gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë kryer 905 testime, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 158 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.

Janë shëruar 140 qytetarë, duke e çuar në 8,965 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 98 të prekur në Tiranë, 8 raste në Fier dhe Elbasan, 6 raste në Durrës dhe Berat, 5 raste në Tropojë, 4 raste në Shkodër, 3 raste në Ura Vajgurore dhe Kuçovë, 2 raste në Krujë, Kurbin, Kavajë, Sarandë, Shijak, Skrapar, 1 rast në Korçë, Lezhë, Rrogozhinë, Gjirokastër, Malësi e Madhe.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 214 pacientë, 15 në terapi intensive nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 51 vjeçar nga Tropoja, një 74 vjeçar nga Peqini dhe një 80 vjeçar nga Tepelena.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet gjithë qytetarëve të jenë të kujdesshëm në zbatimin e rregullave të higjienës, distancimit fizik dhe vendosjen e maskës mbrojtëse. Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga Covid19. Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth Covid19.

COVID-19 – Statistika (6 Tetor 2020)

Raste të reja ditore                         158

Të shëruar ne 24 orë                      140

Humbje jete në 24 orë                  3

Testime ditore                                  905

Testime totale                   93,926

Raste pozitive                    14,568

Raste të shëruara             8,965

Raste Aktive                        5,200

Humbje jete                          403

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   2704

Durrës       565

Shkodër    397

Lezhë        260

Korçë    241

Elbasan    233

Fier 223

Vlorë     184

Kukës        136

Pesha 121

Dibër     80

Gjirokastër   56

 

Exit mobile version