Site icon Telegrafi

Në Shqipëri, nëntë viktima në 24 orët e fundit nga COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit raportohen nëntë të vdekur dhe 375 raste të reja me coronavirus, të dhëna këto, që tregojnë një gjendje më të stabilizuar të pandemisë në vendin tonë.

Krahas rasteve të reja, gjithashtu tregues pozitiv mbetet fakti se në orët e fundit janë shëruar 391 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 31,181, që nga fillimi i epidemisë. Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se numri i të shtruarve në spitale vijon të jetë i qëndrueshëm.

Aktualisht në katër spitalet COVID, po trajtohen 324 pacientë, 33 në terapi intensive nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 13195
Fier 1602
Shkodër 1345
Durrës 1271
Vlorë 1070
Korçë 960
Elbasan 892
Berat 880
Lezhë 877
Gjirokastër 510
Kukës 447
Dibër 382.

Exit mobile version