Site icon Telegrafi

Në Shqipëri ​nëntë të vdekur dhe 325 persona të infektuar me COVID-19

Në Shqipëri, nëntë persona kanë humbur jetën nga COVID-19 në vend gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa kanë rezultuar pozitivë me virusin edhe 325 qytetarë.

Infektimet e reja me virusin janë konfirmuar nga 2827 testime që janë kryer.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 563 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 165,087 që nga fillimi i pandemisë.

Në Shqipëri janë aktualisht 7113 persona të infektuar me COVID-19. Numri i pacientëve që po marrin trajtim në spital është 164 pacientë, 19 prej të cilëve janë në gjendje më të rënduar.

Ministria e Shëndetësisë u bën apel qytetarëve që të vaksinohen. Gjatë muajit tetor çdo qytetar që është mbi 18 vjeç mund të marrë vaksinën anti-COVID nëpër qendrat e vaksinimit.

Statistika (10 Tetor 2021)

Raste të reja ditore        325

Të shëruar në 24 orë      563

Të shtruar në spitale       164

Humbje jete në 24 orë     9

Testime ditore                 2827

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   3080

Durrës   842

Fier     712

Shkodër   609

Vlorë    379

Elbasan    346

Lezhë    269

Berat    230

Gjirokastër   208

Kukës   156

Korçë   155

Dibër  127

Exit mobile version