Site icon Telegrafi

Në Shqipëri ndodh një gjë e rrallë, babai i futbollistit i ‘ikë’ sigurimit dhe hynë në fushë për të festuar golin e fitores

Një festë e rrallë ka ndodhur gjatë fitores me rikthimit të Kombëtares së Shqipërisë U-21 ndaj asaj të Rumanisë të zhvilluar të martën mbrëma.

Kombëtarja e Shqipërisë U-21 mori një fitore të madhe me rikthim, duke mposhtur Rumaninë nga 0-2 në 3-2 në kuadër të Grupit E për “Euro 2025”.

Golat në këtë fitore të djelmoshave kuqezi u shënuan nga Christian Shpendi, Medon Berisha dhe Adrion Pajaziti.

Ndeshja e zhvilluar në ‘Elbasan Arena’ ishte plot emocion, por kulmi erdhi tek goli i tretë i shënuar në minutën e 88-të.

Ishte Pajaziti, i cili shënoi një gol të bukur pas disa manovrave brenda zonës.

Megjithatë, festa pas golit rrëmbeu gjithë vëmendjen me babanë e lojtarit që ishte protagonisti kryesor.

Me gëzimin e madh të golit të shënuar nga djali i tij, babai i Pajazitit arriti pas disa tentativave t’iu ikë nga duart punëtorëve të sigurimit për të festuar me lojtarin e ekipit U-21.

Ky moment sa i bukur, aq emocionues dhe i rrallë, i ka befasuar të gjithë. /Telegrafi/

 

 

 

 

 

Exit mobile version