Site icon Telegrafi

Në Shqipëri, mot i kthjellët por me vranësira

Gjatë ditës së martë, 30 maj 2017, moti në Shqipëri parashikohet të jetë i kthjellët dhe zhvillime vranësirash kalimtare prej mesdite. Në mesditë mundësi për reshje të izoluara mbi zonat malore.

Era do të jetë me drejtim Jugperëndim-Veriperëndim 1-10m/sek. Deti i forcës 3 me lartësi vale 1.8 metër.

Temperaturat parashikohen të jenë:

Vendet malore 12°/28°C

Vendet e ulëta 13°/31°C

Vendet bregdetare 15°/29°C. /Telegrafi/

Exit mobile version