Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri ka humbur jetën një person si pasojw e infektimit me COVID-19.
Ministria e Shëndetësisë bën me dije se nga 852 testime të kryera janë konfirmuar 151 raste tw reja me coronavirus.
Ndërkohë sipas të dhënave të fundit në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 192 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.
Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit ka humbur jetën një 61 vjeçare nga Korça nuk e fitoi dot betejën me sëmundjen në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve dhe infermierëve.
COVID-19 – Statistika (9 Shtator 2020)
Testime totale 70410
Raste pozitive 10704
Raste të shëruara 6284
Raste Aktive 4098
Humbje jete 322 (Qarku Tiranë 154, Durrës 44, Shkodër 36, Elbasan 20, Fier 16, Korçë 13, Lezhë 12, Kukës 8, Dibër 7, Vlorë 6, Gjirokastër 4, Berat 2)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2148
Durrës 483
Shkodër 334
Lezhë 232
Elbasan 184
Korçë 158
Fier 146
Vlorë 138
Kukës 130
Berat 77
Gjirokastër 37
Dibër 31.