Site icon Telegrafi

Në Shqipëri ka qarkullim gripi dhe coronavirusi, mjekët thirrje për vaksinimin e kombinuar

Qetësimi i situatës nga pandemia e coronavirusit ka ulur ndjeshëm interesin për dozat anti-Covid. Edhe pas ardhjes së vaksinave të adaptuara që sigurojnë mbrojtje nga mutacionet në qarkullim të Covid-19, të paktë janë qytetarët që i drejtohen qendrave shëndetësore për të marrë dozën përforcuese.

 Mjekët flasin për rënie të vaksinimeve ndërsa sipas të dhënave zyrtare çdo 24 orë kryhen rreth 1 mijë doza në të gjithë vendin.

Në këtë periudhë të qarkullimit intensiv të gripit dhe Covidit njëkohësisht epidemiologët rekomandojnë vaksinimin e kombinuar, kundër gripit dhe Sars Cov 2.

Megjithatë mjekët pranojnë se këtë periudhë gripi i tipit A është më intensiv se mutacionet Ba4 dhe Ba5 te koronavirusit edhe ato në qarkullim por me raste më të pakta.

Aktualisht në spitalin e pediatrisë dhe atë të sëmundjeve të mushkërive janë rritur urgjencat dhe shtrimet nga komplikacionet që ka shkaktuara gripi.

Epidemiologët parashikojnë që piku i infektimeve nga gripi të shënohet në janar pas festave te fundvitit./A2 CNN

Exit mobile version