Telegrafi

Në Shqipëri ka dyshime që sallamet e skaduara riciklohen sërish (Video)

Riskut të helmimit nga konsumi i ushqimeve, përveç temperaturave të larta në këto ditë korriku, u shtohen edhe produktet e mishit të cilat kompanitë e prodhimit abuzojnë duke i futur aditivë apo konservantë në doza më të larta, me qëllim për të rritur kohëzgjatjen e tyre në treg.

Të gjithë artikujt mbajnë në etikë datën deri kur mund të konsumohet dhe për mallin e pashitur subjektet që i tregtojnë njoftojnë kompaninë e prodhimit për t’i tërhequr. Në këtë aspekt ka dyshime nëse ato riciklohen sërish!

“Tërhiqen vetë nga kompania ku janë marrë dhe nuk e di si procedohet me to pas këtij momenti. Për artikujt që vijnë nga Italia i asgjësojmë ose nëse janë në sasi të mëdha thërritet institucioni përkatës, AKU dhe ata e dinë si vazhdohet më tej”, thotë Erjeta Lleshi, përgjegjëse supermarketi. /Top Channel/