Site icon Telegrafi

Në Shqipëri hyjnë 100 mijë automjete në vit, çregjistrohen 8 mijë

Në Shqipëri hyjnë shumë më shumë automjete se ato që dalin jashtë përdorimit dhe duhet të çregjistrohen.

Të dhënat e DPSHTRR tregojnë se raporti i mjeteve të çregjistruar me ato të reja është në shifra 1 me 10 mijë.

Vetëm vitin që lamë pas në Shqipëri janë futur afro 100 mijë automjete, dhe janë çregjistruar vetëm 8 mijë mjete.

Ky trend vihet re të paktën 5 vitet e fundit.

“Jemi me trend rritës për mjete të regjistruara për herë të parë, 27 % më shumë se 2023, afro 100 mijë mjetë të regjistruara për herë të parë në Republikën e Shqipërisë”, thotë Mine Bushi, përgjegjëse sektori në DPSHTRR./TV Klan

Exit mobile version