Site icon Telegrafi

Në Shqipëri gërmime për trashëgiminë kulturore (Video)

Arkeologët shqiptarë janë duke kryer gërmime në gazsjellësin TAP për të zbuluar rrënjë të trashëgimisë kulturore shqiptare prej rreth 6 mijë vjet para Krishtit.

Kështu ka bërë të ditur mëngjesin e sotëm kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

“Mirëmëngjesi, dhe me këto pamje nga gërmimet arkeologjike që kryhen në gjurmët e gazsjellësit TAP ku janë angazhuar 100 arkeologë që po nxjerrin në dritë rrënjë të trashëgimisë tonë kulturore rreth 6000 vjet para Krishtit, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në publikimin e bërë së bashku me videon e mëposhtme. /Telegrafi/

Exit mobile version