Telegrafi

Në Shqipëri, dy viktima dhe 179 infektime me Covid-19 në 24 orët e fundit

Gjatë ditës së fundit në Shqipëri nga kryerja e 1150 testeve kanë rezultuar të infektuar 179 persona.

Aktualisht janë 6383 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin ku në spitale po marrin trajtim 98 pacientë, nga të cilët 10 janë në gjendje më të rënduar.

Ditën e fundit ka pasur dy humbje jete, një qytetar nga Dibra 60 vjeç dhe një qytetar nga Kolonja 66 vjeç.

Ndryshe nga ditët e fundit, për datën 2 janar kanë kryer shumë pak teste duke sjellë dhe uljen e rasteve të reja. Pavarësisht kësaj niveli i infektimit duket se mbetet i lartë.

Statistika (2 Janar 2022)
Raste të reja ditore 179

Testime totale 1,487,339
Raste pozitive 210,885
Raste të shëruara 201,282
Raste Aktive 6,383
Humbje jete 3,220

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 2944
Fier 660
Durrës 578
Shkodër 430
Elbasan 405
Vlorë 396
Berat 256
Lezhë 196
Gjirokastër 193
Korçë 153
Dibër 101
Kukës 71