Site icon Telegrafi

Në Shqipëri dhe Kosovë s’ka Snickers e Mars me copa plastike

Kompania “Mars” ka noftuar se janë marr masa paraprake për tërheqjen e produkteve të prodhuara në Holandë (Veghel), për shkak të mundësisë së kontaminimit plastik në produktet e çokollatës Snicers dhe Mars.

Mars ka lajmëruar tërheqjen në nivel të Bashkimit Europian të produkteve Snickers, Mars, Milky Way dhe Celebrations pasi një copë plastike është gjetur në një nga produktet tona.

“Tërheqja e produkteve i përket vetëm disa batch-eve te përcaktuara të produkteve të prodhuara në Holandë. Ky është një incident i izoluar dhe janë prekur vetëm produktet e mësipërme të prodhuara në Holandë. Asnjë varietet tjetër i çokollatës, formatet e pakove apo edhe formatet e tjera të paketimeve nuk janë të prekura, gjithashtu nuk është prekur asnjë produkt i prodhuar në ndonjë vend tjetër.

“Sipas mekanizmit tonë të brendshëm të gjurmueshmërisë, ne konfirmojmë që MARS SCE nuk ka furnizuar apo dërguar në tregun e Kosovës asnjë nga produktet e prekura”, njofton kjo kompani.

Megjithatë, ne nuk mund të garantojmë që ndonjë produkt i prekur është importuar apo shitur në Kosovë nga ndonjë kompani tjetër e pavarur e cila nuk është pjesë e kompanive të grupit Mars ose e distributorëve tanë. /Telegrafi/

Exit mobile version