Kjo është dita e 21-të pa viktima nga COVID në vendin në Shqipëri.
Nga 759 testime, rezultuan pozitivë me COVID19, 33 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit.
23 qytetarë janë në Tiranë, 2 në Durrës, Sarandë, Fier, 1 në Divjakë, Përmet, Korçë, Elbasan. Janë 307 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 4 pacientë.
Janë shëruar 30 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 272,277 që nga fillimi i epidemisë.