Site icon Telegrafi

Në Shqipëri 2,784 persona e kanë emrin Kadri; 1,562 Isa; 372 Albin; 14 Ramush; zero Behghet – 26 Behxhet!

Shpeshherë keni pyetur veten se sa persona mund të disponojnë emrin tuaj. INSTAT ka publikuar një link ku të gjithë mund të zbulojnë këtë.

Ajo çka duhet të bëni është thjeshtë të shkruani emrin me germën e parë të madhe në hapësirën boshe, të përcaktoni gjininë dhe menjëherë do të shfaqen shifrat…

Nëse i shkruani emrat e politikanëve, rezultatet janë: U gjendën 2,784 persona me emrin Kadri; 1,562 me emrin Isa; 14 persona me emrin Ramush; 372 me emrin Albin; asnjë me Behghet, por 26 si Behxhet!

Për më shumë, klikoni: KËTU. /Telegrafi/

Exit mobile version