Shqipëria vazhdon të mbetet në një fazë kritike të valës së dytë të COVID-19. Numri i vdekjeve ditore dhe rasteve të reja mbeten shqetësuese.
Vetëm gjatë ditës së fundit ka pasur 20 humbjeje jete viktima të moshave 63-85 vjeç ndërsa ka pasur 847 raste të reja pozitive me COVID-19.
Në spitalet covid në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 609 pacientë, 43 në terapi intensive, nga të cilët 10 pacientë janë të intubuar.
Vendi ynë që prej nisjes së pandemisë dhe deri tani numëron 1.876 viktima të shkaktuara nga coronavirus.
Aktualisht janë mbi 35 mijë rastet aktive me COVID-19, ku pjesa dërrmuese prej mbi 23 mijë janë vetëm në Qarkun e Tiranës.
Gjatë muajve të parë të vitit 2021, në Shqipëri ka pasur një valë më agresive të COVID-19.
Vetëm gjatë janarit pati 20,676 raste të reja dhe 199 viktima, ndërsa në shkurt 29,040 raste dhe 416 viktima.
Muaji shkurt pati rreth 9 mijë raste më shumë se muaji janar ndërkohë që u regjistrua pothuajse dyfishim i viktimave.
Ndërsa në vetëm katër ditët e para të muajit mars, kemi 80 viktima dhe mbi 3.300 raste të reja.
Statistika (4 Mars 2021)
Testime totale 479,285
Raste pozitive 110,521
Raste të shëruara 72,853
Raste Aktive 35,792
Humbje jete 1,876
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 23331
Fier 2626
Vlorë 1827
Durrës 1632
Shkodër 1345
Gjirokastër 1118
Korçë 883
Elbasan 837
Lezhë 798
Berat 713
Dibër 345
Kukës 337