Site icon Telegrafi

Në Shqipëri, 17 të vdekur dhe 705 raste të reja me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë regjistruar 705 raste të reja me COVID-19 në 2186 teste të kryera. Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se 17 persona kanë humbur jetën për shkak të virusit.

“Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

386 raste në Tiranë, 43 raste në Gjirokastër, 28 raste në Korçë, 27 raste në Vlorë,

24 raste në Fier, 23 raste në Krujë, 21 raste në Shkodër, 20 raste në Berat,

18 raste në Librazhd, 16 raste në Elbasan, 14 raste në Lushnje,

10 raste në Kuçovë, 8 raste në Kavajë, 7 raste në Kolonjë, 6 raste në Durrës,

5 raste në Devoll, Mirditë, Mat, Përmet, Tepelenë, Peqin, Malësi e Madhe, 4 raste në Mallakastër,

3 raste në Lezhë, Has, Delvinë, Gramsh, 2 raste në Dibër, 1 rast në Pogradec.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 528 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 19.912 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 484 pacientë, 38 në terapi intensive, 13 pacientë janë të intubuar”, bën me dije Ministria e Shëndetësisë.

Gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën nga COVID-19 17 qytetarë: 5 qytetarë nga Durrës, 4 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Vlora, 1 qytetar nga Saranda, 1 qytetar nga Gjirokastra, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Lezha, 1 qytetar nga Cërriku.

COVID-19 – Statistika (02 Dhjetor 2020)

Raste të reja ditore 705

Të shëruar ne 24 orë 528

Të shtruar në spitale 484

Humbje jete në 24 orë 17

Testime ditore 2.186

Testime totale 194.806

Raste pozitive 39.719

Raste të shëruara 19.912

Raste Aktive 18.968

Humbje jete 839

Exit mobile version