Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë në raportin e bërë publik thekson se 17 persona të prekur me Covid-19 kanë humbur jetën, ndërsa janë evidentuar edhe 1153 të infektuar të rinj në 24 orë.
Në spitalet COVID në Tiranë, por dhe në dy ato rajonalë po trajtohen 606 pacientë, 35 në terapi intensive nga të cilët 11 pacientë janë të intubuar.
Sipas të dhënave, listës së të shëruarave i janë shtuar 928 qytetarë, duke e çuar në total numrin e personave që kanë mposhtur coronavirusin në 62 533.
Në Shqipëri kanë humbur jetën nga Covid-19 deri tani 1 653 qytetarë, shumica me sëmundje të tjera bashkëshoqëruese. Qarku më i prekur në vend mbetet Tirana, e cila kryeson si për nga humbjet e jetëve ashtu dhe për rastet e reja të identifikuara.
Autoritete kërkojnë nga qytetarët të tregojnë kujdes si dhe të shmangin vendet e klasifikuara si rrezik potencial për përhapjen e infeksionit. Specialistët theksojnë se masat anti-covid janë masa të thjeshta, por tepër të rëndësishëm për t’i bërë ballë parandalimit dhe shkëputjes së zinxhirit infektues.