Site icon Telegrafi

Në Shqipëri 156 raste të reja me coronavirus, dy të vdekur

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri si pasojë e infektimit me coronavirus kanë humbur jetën dy persona dhe janë konfirmuar pozitiv 156 raste të reja.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë betejën me këtë sëmundje e ka humbur një 83 vjeçare nga Shkodra dhe një 87 vjeçare nga Tirana.

Nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri i viktimave në Shqipëri nga COVID-19 ka shkuar në 324 persona.

Gjithashtu gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 62 persona duke e çuar në 6346 numrin e përgjithshëm të të shëruarve.

COVID-19 – Statistika (10 Shtator 2020)

Testime totale                   71280

Raste pozitive                    10860

Raste të shëruara            6346

Raste Aktive                       4190

Humbje jete 324 (Qarku Tiranë 155, Durrës 44, Shkodër 37, Elbasan 20, Fier 16, Korçë 13, Lezhë 12, Kukës 8, Dibër 7, Vlorë 6, Gjirokastër 4, Berat 2)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                   2194

Durrës                  483

Shkodër               338

Lezhë                    239

Elbasan                 192

Korçë                    159

Fier                        161

Vlorë                     143

Kukës                    121

Berat                     79

Gjirokastër         39

Dibër                     42.

 

Exit mobile version