Trembëdhjetë pacientë me COVID-19 humbën jetën ndërsa 737 persona të tjerë u diagnostikuan të infektuar ditën e shtunë.
Ministria e Shëndetësisë raportoi se viktimat ishin të moshave 54-82 vjeç nga Tirana, Gjirokastra, Fieri, Lezha dhe Shkodra.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën thirrje të gjithë qytetarëve të respektojnë me përpikëri rregullat për parandalimin e COVID19, duke mos e ulur asnjë moment vigjilencën për respektimin e rregullave të higjienës, distancimit fizik dhe mbajtjen e maskës në çdo ambient jashtë shtëpisë.
COVID-19 – Statistika (21 Nëntor 2020)
Raste të reja ditore 737
Të shëruar ne 24 orë 414
Të shtruar në spitale 443
Humbje jete në 24 orë 13
Testime ditore 2.470
Testime totale 170.764
Raste pozitive 32.196
Raste të shëruara 15.469
Raste Aktive 16.042
Humbje jete 685
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 8386
Durrës 1184
Elbasan 744
Fier 1204
Korçë 888
Vlorë 769
Shkodër 856
Lezhë 660
Berat 487
Kukës 325
Dibër 133
Gjirokastër 406