Telegrafi

Në Shqipëri, 11 viktima dhe 519 raste të reja me Covid-19

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 11 persona si pasojë e Covid-19, ndërsa nga kryerja e 3251 testeve të dyshuara, 519 prej tyre janë konfirmuar pozitivë.

Në spitalet Covid në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po marrin trajtim mjekësor 399 pacientë, ku 28 janë në terapi intensive, nga të cilët dhjetë janë të intubuar.

Në Shqipëri, që nga fillimi i epidemisë kanë humbur jetën 2133 persona.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 23013
Fier 2596
Durrës 1561
Vlorë 1456
Shkodër 1267
Gjirokastër 1196
Korçë 813
Lezhë 642
Elbasan 418
Dibër 343
Kukës 332
Berat 146.

Qarku më i prekur nga epidemia është ai i Tiranës, në të cilin raportohet numri më i lartë i rasteve pozitive dhe viktimat. Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të zbatojnë masat anticovid, me qëllim shkëputjen e infeksionit në popullatë.

Sipas MSH-së, 671 qytetarë janë të shëruar duke e çuar në total numrin e tyre në 84,625, që nga fillimi i epidemisë.