Site icon Telegrafi

Në shkurt do të kryhet pagesa e tremujorit të dytë nga masa “TVSH-ja Ime”

Drejtoria për të Ardhura Publike sot tha se po finalizojnë tremujorin e dytë të masës “TVSH-ja Ime” të zbatuar në bazë të Ligjit për kthimin e një pjese të TVSH-së për personat fizik.

Që nga fillimi i tremujorit të dytë që ka filluar në tetor, më 30.12.2019 janë skanuar 28.948.878 llogari fiskale, është realizuar qarkullim prej 14.301.474.854 denarë, TVSH-ja totale arrin shumën prej 1.554.510.671 denarë, ndërsa kthimi prej 15% arrin shumën e 233.176.601 denarë ose 3.791.000 euro.

Pagesat për tremujorin e dytë do të fillojnë në shkurt të vitit 2020.

Nga DAP informojnë se në tremujorin e parë të “TVSH-ja Ime” për të cilën pagesa ka filluar në dhjetor të vitit 2019, është bërë kthimi tek 144.601 qytetarë të cilët kanë skanuar llogari të vlefshme në vlerë prej 155.244.780.00 denarë./Telegrafi/

Exit mobile version