Paga mesatare neto mujore e paguar për një punëtor në shkurt të këtij viti është 29.839 (484 euro) denarë që është rritje për 6,8 për qind në raport me muajin e kaluar vitin e kaluar.
Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistikë, rritja i referohet pagës më të lartë të paguar mesatare neto për një punëtor në sektorët: Veprimtari të tjera shërbyese për 13,2 për qind, Objekte akomodimi dhe veprimtari servisore me ushqim për 13,1 dhe Veprimtari profesionale, shkencore dhe teknike për 11,6 për qind.
Zvogëlimi i neto pagës mesatare të paguar për një të punësuar, lidhur me muajin e kaluar, është vërejtur në sektorët: Xehetari dhe nxjerrjen e gurëve për 7,5 për qind, Bujqësi, pylltari dhe peshkatari për 5,9 dhe Furnizim me energji elektrike, gaz, avull dhe klimatizim për 5,3 për qind.
Paga mesatare mujore bruto për një të punësuar në shkurt 2022, është 44.531 denarë dhe është më e lartë për 6,8 për qind në krahasim me shkurtin e vitit 2021.
Rritja i referohet pagës më të lartë mesatare mujore të paguar bruto për një të punësuar në sektorët: Veprimtari shërbyese për 13,1 për qind, Objekte për akomodim dhe veprimtari servisore me ushqim për 13 dhe Veprimtari profesionale, shkencore dhe teknike për 11,4 për qind.
Zvogëlimi i pagës mesatare të paguar mujore bruto për një të punësuar, në raport me muajin e kaluar është vërejtur në sektorët: Xehetari dhe nxjerrjen e gurëve për 7,6 për qind, Furnizim me energji elektrike, gaz, avull dhe klimatizim për 5,5 dhe Bujqësi, Pylltari dhe Peshkatari për 5,1 për qind.