Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave të Maqedonisë, në shkurt 2023 janë dhënë 352 leje ndërtimi, që është 40.8% më shumë se në të njëjtin muaj të vitit të kaluar, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Vlera e parashikuar e objekteve për të cilat janë lëshuar miratimet është 9.897.768 mijë denarë, që është 258.1% më shumë se në shkurt të vitit të kaluar.
Nga numri i përgjithshëm i lejeve të ndërtimit të lëshuara, 199 (56.5 %) janë të destinuara për ndërtesa të larta, 108 (30.7 %) për ndërtesa të ulëta dhe 45 (12.8 %) për objekte rindërtimi.
Nga gjithsej 352 objekte, 170 (48.3 %) janë investitorë persona fizikë, ndërsa 182 (51.7 %) objekte janë investitorë të subjekteve afariste.
Në periudhën raportuese është planifikuar ndërtimi i 1.294 banesave, me sipërfaqe totale të shfrytëzueshme prej 97.659 m2./Telegrafi/