“Këmbësorëve u është dhënë ndihma e parë në vendin e ngjarjes, ku personi N.T është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm “8 shtatori”, ku janë konstatuar lëndime të rënda trupore”, thonë nga MPB-ja.
“Në ora 10:35 në rrugën “stokhollmska” në Shkup, automjeti “Citoren Jumper” me tabela të Shkupit, e drejtuar nga 37-vjeçari nga Shkupi, ka goditur këmbësorët N.T (55) nga Shkupi dhe S.S (53) nga Republika e Serbisë. Pas aksidentit në vendin e ngjarjes ka dalë ekipi i ndihmës së shpejtë. Këmbësorëve u është dhënë ndihma mjekësore, ku personi N.T është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm “8 shtatori” ku nga ana e mjekut janë konstatuar lëndime të rënda trupore” përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nga MPB-ha thonë se është bërë këqyrja e vendit të ngjarjes dhe po punohet në zbardhjen e plotë të rastit./Telegrafi/