Më 31 maj, në Shkup u organizua promovimi i ilaçit të ri “Ocrevus” (ocrelizumab), që përdoret për shërimin e personave të prekur nga forma të rikthimit të multipleks sklerozës dhe fazës së hershme të përparimit primar të multipleks sklerozës.
Aktiviteti u organizua nga kompania “Roche”, kurse ligjëratë mbajti Tomas Berger, drejtor i Klinikës së Neurologjisë dhe Multipleks Sklerozës, dhe zv. udhëheqës i repartit të neurologjisë në Fakultetin mjekësor të Insbrukut, në Austri.
Ligjëratë mbajtën edhe Ivan Barbov, specialist i neurologjisë dhe drejtor i Klinikës Universitare të neurologjisë në Shkup, Tatjana Boshkova-Petrovska dhe Igor Kuzmanovski, Specialistë të neurologjisë në Klinikën universitare të neurologjisë në Shkup.
Prezantimi u hap nga Aleksandra Ivanovska, drejtoreshë e Roche Maqedonia./Telegrafi/